Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 165/2017, të 14 shtatorit 2017

Nr. të lëndës KI 137/17

Parashtruesit: Ramadan Gashi

Shkarko:

KI 137/17 Parashtrues: Ramadan Gashi, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 165/2017, të 14 shtatorit 2017

 KI137/17, aktvendim për papranueshmëri i 15 majit 2018, publikuar më 13 qershor 2018

Fjalët kyç: kërkesë individuale, vlerësim i kushtetutshmërisë së aktvendimit të kontestuar të Gjykatës Supreme, qartazi i pabazuar.

Kërkesa bazohet në nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. 03/L-121 dhe rregullin 29 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë rast, kemi të bëjmë me një kontest pronësor të filluar në vitin 1994, në Gjykatën Komunale në Prishtinë, me qëllim të përcaktimit të pronësisë së disa parcelave. Pas kësaj, kjo procedurë gjyqësore kaloi në të gjitha fazat e procedurës së rregullt. Ky kontest gjyqësor kulmoi me Aktvendimin e Gjykatës Supreme, me të cilin ishte hedhur poshtë si e palejuar kërkesa e parashtruesit për revizion.

Parashtruesi i kërkesës pretendon se Gjykata Supreme ia mohoi të drejtën për gjykim të drejtë dhe te paanshëm, e garantuar me nenet 3 dhe 31 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejta të e Njeriut.

Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës nuk ka treguar se procedurat përkatëse ishin në ndonjë mënyrë të padrejta apo arbitrare. Në të vërtetë, parashtruesi i kërkesës nuk ka  mbështetur me prova se me vendimet e kontestuara janë shkelur të drejtat dhe liritë e tij të garantuara me Kushtetutë dhe KEDNJ.

Prandaj, Gjykata konsideron se kërkesa e parashtruesit nuk i ka plotësuar kushtet e pranueshmërisë të përcaktuara me Kushtetutë, të parapara më tej me Ligj dhe të përcaktuara me Rregullore të punës.

Prandaj, Gjykata konsideron se, kërkesa në baza kushtetuese, është qartazi e pabazuar dhe duhet të deklarohet e papranueshme.

Parashtruesit:

Ramadan Gashi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile