KI125/16, Parashtrues: Živorad Dejanović, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Specializuar të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet që lidhen me AKP-në, C-II-13-0045, të 31 marsit 2014
KI125/16, Aktvendim për papranueshmëri, i 15 majit 2018, publikuar më 13 qershor 2018
Fjalët kyç: Kërkesë individuale, e drejta për mjete juridike, parimi i subsidiaritetit
Kolegji i Specializuar i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet që lidhen me AKP-në, nëpërmjet Aktgjykimit C-II-13-0045, të 31 marsit 2014, refuzoi si të papranueshme ankesën e parashtruesit të kërkesës, i cili kishte pretenduar se ka të drejtë në 20% të të ardhurave nga privatizimi NSH “Fabrika e Letrës dhe Kartuçit” në Lipjan. Ankesa u refuzua si e papranueshme me arsyetimin se e njëjta është parashtruar jashtë afatit kohor.
Parashtruesi i kërkesës u ankua në Gjykatën Kushtetuese se nuk e ka pranuar asnjëherë vendimin e kontestuar, dhe si rrjedhojë, parashtruesi i kërkesës kishte pretenduar se i është shkelur e drejta e tij e garantuar me nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës nuk i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj dhe vlerësoi se ai nuk i ka plotësuar kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë, dhe të parapara më tej me Ligj dhe të specifikuara me Rregullore të punës.
Živorad Dejanović
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
Civile