Parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesën e tij bazuar në nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës, duke e kontestuar aktgjykimin, Pkl. Nr. 70/2012, të 22 qershorit 2012, sepse Gjykata Supreme pa ndonjë arsyetim të fortë, nuk i kishte shqyrtuar provat e propozuara nga mbrojtja. Për më tepër, mbrojtja kërkoi masë të përkohshme, sepse “Nëse një aktgjykim i favorshëm nga Gjykata Kushtetuese do të shkaktonte rigjykim të mundshëm të këtij rasti ku Parashtruesi do të mund të lirohej nga përgjegjësia, atëherë mungesa e kësaj mase të përkohshme do të linte Parashtruesin me një vuajtje të jashtëligjshme të një dënimi të pamerituar.”
Lidhur me çështjen e masës së përkohshme, gjykata konkludoi se ishte nevoja të shqyrtohej përgjigja e Gjykatës Supreme, që tani është pranuar, duke e përfshirë dosjen e lëndës P. nr. 485/09 të 26 nëntorit 2010, Ap. nr. 134/2011 t 8 marsit 2012 dhe Pkl. nr. 70/2012 të 22 qershorit 2012 dhe gjithashtu edhe procesverbalin e gjykatave të të gjitha instancave të përfshira në këtë rast. Prandaj, Gjykata Kushtetuese ia vazhdoi afatin kohor të vendosur nga Gjykata në vendimin e saj të parë të 24 shtatorit 2012, për një periudhë shtesë prej tre muajsh deri më 31 mars 2013
Bajrush Xhemajli
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Shkelje e të drejtave kushtetuese
Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm
Vendim për masë të përkohshme
Penale