KI30/18, Parashtrues: Sahit Musa, si përfaqësues i pretenduar i N.H., XH.H dhe S.H., vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Rev. nr. 182/2012 të 20 qershorit 2013
KI30/18, Vendim për refuzim të kërkesës të 30 majit 2018, publikuar më 11 qershor 2018.
Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kërkesë jo e plotë, përfaqësues i paautorizuar, refuzim me procedurë të shkurtë
Kërkesa është parashtruar nga një avokat i cili pretendon të jetë i autorizuar për të përfaqësuar N.H., XH.H dhe S.H..
Gjykata kërkoi nga përfaqësuesi i paautorizuar që ta plotësojë formularin e kërkesës, të specifikojë emrat e parashtruesve të kërkesës që pretendohet që ai përfaqëson dhe të dorëzojë autorizimin përkatës.
Megjithatë, përfaqësuesi i paautorizuar nuk ka dorëzuar informatat dhe dokumentet e kërkuara.
Prandaj, Gjykata konkludon se kërkesa është e paplotë dhe nuk është e qartësuar. Prandaj, Gjykata konstatoi se kërkesa duhet të refuzohet me procedurë të shkurtë në pajtim me rregullin 32 (5) të Rregullores së punës.
Sahit Musa si përfaqësues i pretenduar i N. H., XH. H. dhe S. H.
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Vendim për refuzim të kërkesës
Civile