Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 116/17, të 26 qershorit 2017

Nr. të lëndës KI 141/17

Parashtruesit: Halit Memaj

Shkarko:

KI141/17, Parashtrues: Halit Memaj, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 116/17, të 26 qershorit 2017

 KI141/17, Aktvendim për papranueshmëri, miratuar më 20 prill 2018, publikuar më 31 maj 2018

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë civile, kontest pune, e drejta për gjykim të drejtë, barazia para ligjit, kërkesë qartazi e pabazuar

Parashtruesi i kërkesës në Gjykatë pretendoi se gjykatat e rregullta shkelën të drejtën e tij të garantuar me nenin 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës, për shkak se ndërprerja e punës ka qenë e kundërligjshme dhe se është mbështetur në baza diskriminuese dhe me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, për shkak se atij nuk iu ofrua mbrojtje e duhur gjyqësore, se nuk ishin marrë parasysh provat në favorin e tij dhe se është sanksionuar pa një vendim gjyqësor të formës se prerë me të cilin do të vërtetohej përgjegjësia e tij penale. Gjykata, pas analizimit në tërësi të rastit, konsideroi se pretendimet e parashtruesit të kërkesës ndërlidheshin kryesisht me mënyrën se si gjykatat e rregullta kanë administruar provat para tyre, se si kanë vërtetuar gjendjen faktike, dhe se si kanë interpretuar dhe aplikuar ligjin material dhe procedural në rastin e parashtruesit, pretendime këto të cilat  Gjykata i konsideroi se ngrinin çështje të ligjshmërisë dhe jo të kushtetutshmërisë. Si përfundim, Gjykata konkludoi se kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe, në pajtim me rregullin 36 (1) (d) dhe (2) (b) e (d) të Rregullores së punës, ajo duhet të deklarohet e papranueshme.

Parashtruesit:

Halit Memaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile, Administrative