Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, ARJ-UZVP. nr. 28/2017, të 26 prillit 2017

Nr. të lëndës KI 96/17

Parashtruesit: Agron Çerreti

Shkarko:

KI96/17, Parashtrues: Agron Çerreti, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, ARJ-UZVP. nr. 28/2017, të 26 prillit 2017

 KI96/17, Aktvendim i 13 mars 2018, publikuar më 10 maj 2018

Fjalët kyç: kërkesë qartazi e pabazuar, E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm

 Parashtruesi i kërkesës ishte i punësuar si përkthyes në Zyrën e Prokurorisë Themelore në Prizren. Ai u dënua për një vepër penale dhe kur u thirr që të paraqitej në burg me qëllim të vuajtjes së dënimit, parashtruesi kërkoi nga Sekretariati i Zyrës së punëdhënësit një kombinim të pushimit vjetor, pushimit për përvojë të punës dhe pushimit pa pagesë. Pas aprovimit të pushimit vjetor dhe refuzimit të pushimit pa pagese nga punëdhënësi, parashtruesi bëri kërkesë të re për pushim pa pagesë, duke pretenduar se ai kishte nevojë për këtë pushim në mënyrë që të kujdesej për gruan dhe fëmijët e tij por kërkesa e tij u refuzua me arsyetimin se ishte i rremë, për shkak se parashtruesi i kërkesës në të vërtetë ishte duke vuajtur dënimin me burgim.

Pasi që parashtruesi nuk u paraqit në punë, e nuk u paraqit as në seancën e Komisionit Disiplinor, edhe pse ishte i ftuar, Komisioni Disiplinor i punëdhënësit ia ndërpreu atij marrëdhënien e punës. Pas procedurave të brendshme të ankesës, parashtruesi u ankua në gjykatat e rregullta, dhe ankesa e tij rezultoi e pasuksesshme. Në fund Gjykata Supreme arsyetoi se ndërprerja e marrëdhënies së punës ishte bërë në pajtueshmëri me dispozitat ligjore.

Parashtruesi i kërkesës në Gjykatë Kushtetuese inter alia, pretendoi se Gjykata Supreme kishte shkelur Kushtetutën sepse nuk mori parasysh faktin se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ishte plotësisht e informuar në lidhje me mungesën e parashtruesit për të vuajtur dënimin me burg.

Gjykata, duke analizuar pretendimet e parashtruesit rikujtoi se nuk është detyrë e Gjykatës Kushtetuese të merret me gabimet e faktit ose të ligjit që pretendohet të jenë bërë nga gjykatat e rregullta.

Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës nuk ka paraqitur ndonjë dëshmi prima facie, dhe as nuk i ka mbështetur pretendimet e tij për të dëshmuar se si dhe pse Gjykata Supreme ka shkelur të drejtat e tij për barazi para ligjit dhe për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm të garantuar me Kushtetutë dhe KEDNJ, dhe si rrjedhojë, e deklaroi kërkesën si të papranueshme sepse ishte qartazi e pabazuar në baza kushtetuese.

Parashtruesit:

Agron Çerreti

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile