Vendim

Kërkesa e Alma Lamës dhe e 10 deputetëve të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve 37, 38 dhe 39 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Nr. 04/L-82

Nr. të lëndës KO 63/12

Parashtruesit: Alma Lama

Parashtruesit paraqitën kërkesën bazuar në Nenin 113.5 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se nenet 37, 38 dhe 39 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës janë në kundërshtim me Kushtetutën, Parashtruesit pohuan se nenet e kontestuara janë në kundërshtim në kundërshtim me dispozitat kushtetuese që garantojnë lirinë e medieve dhe lirinë e shprehjes, si dhe ne kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, respektivisht dispozitat që mbrojnë lirinë e shprehjes, Neni 37 i Kodit Penal rregullon çështjen e përgjegjësisë penale të kryeredaktorëve, botuesve, shtypshkronjave apo prodhuesve të publikimit të informative me anë të të cilave është kryer vepra penale, neni 38 rregullon mbrojtjen e burimit të informatës dhe neni 39 rregullon zbatimin e dispozitave të përgjithshme për përgjegjësinë penale për veprat penale të kryera me anë të medieve, Parashtruesit pohojnë se formulimi i këtyre neneve është mjaft i gjerë pa specifikuar veprat penale që mund të kryhen përmes medieve, dhe si të tilla rrezikojnë seriozisht lirinë e gazetarëve gjatë kryerjes së profesionit të tyre që përbën një pjesë jetike të funksionimit të demokracisë në Kosovë, Gjykata konstatoi se parashtruesit janë palë e autorizuar dhe kërkesa është parashtruar brenda afatit të paraparë kohor, ata i kanë përmbushur të gjitha kriteret e pranueshmërisë dhe, si rrjedhojë, kërkesa e tyre është e pranueshme, Meqenëse Gjykata paraprakisht kishte vendosur për shtyrjen e këtij rasti, për të pritur rezultatet e një procesi legjislativ të iniciuar në kuvend për fshirjen e tre neneve kontestuese nga Kodi penal, e që paraqet një element të rëndësisë së veçantë për trajtimin e kërkesës së parashtruesit, Ndërkohë më 2 nëntor u përmbyll procesi legjislativ, respektivisht në Kuvendin e Kosovës u aprovua Ligji 04/L-129 që heq nga Kodi Penal tre nenet e kontestuara, Duke marrë parasysh ngjarjen e papritur legjislative që ka ndodhur, Gjykata konkludon se parashtruesit e kërkesës tani nuk kanë rast apo kontest të pazgjidhur në lidhje me kushtetutshmërinë e neneve 37, 38 dhe 39 të Kodit Penal, Çështja është faktikisht pa objekt shqyrtimi

Parashtruesit:

Alma Lama

Lloji i kërkesës:

KO - Kërkesë nga organet shtetërore

Lloji i aktit:

Vendim

Array

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative