Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, AA. nr. 01/2017, të 8 shkurtit 2017

Nr. të lëndës KI79/17

Parashtruesit: Vahide Badivuku

Shkarko:

KI 79/17, Parashtruese: Vahide Badivuku, Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, AA. nr. 01/2017, i 8 shkurtit 2017

KI 79/17, Aktvendim për papranueshmëri i 11 janarit 2018, publikuar më 24 prill 2018.

Fjalët kyçe: Kërkesë individuale, procedurë civile, parimet e përgjithshme të sistemit gjyqësor, prokuror i shtetit, qartazi e pabazuar

Parashtruesja e kërkesës kishte kërkuar nga Gjykata vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme me të cilën iu hodh ankesa si e palejuar me arsyetimin se  “sipas nenit 104, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, (…) gjyqtarët kanë të drejtë të ankohen ndaj vendimit mbi shkarkim drejtpërdrejt në Gjykatën Supreme të Kosovësndërsa në asnjë dispozitë kushtetuese apo në ndonjë ligj tjetër nuk është paraparë “e drejta e ankesës drejtpërdrejtë në Gjykatën Supreme të Kosovës kundër një vendimi të Këshillit Prokurorial të Kosovës apo vendimit për shkarkim” parashtruesja kishte pretenduar shkelje të nenit 102 par 2 dhe 5 të Kushtetutës  duke theksuar se mes tjerash ju ka shkelur edhe e drejta në qasje të barabartë në gjykatë.

Gjykata gjeti se vendimet administrative të Këshillit prokurorial me të cilat u konstatua se parashtruesja ka kryer shkleje disciplinore gjatë ushtrimit të detyrës së prokurores si dhe Aktvendimi i gjykatës Supreme ishte i arsyetuar mjaftueshëm dhe nuk ishin tregues i ndonjë arbitrariteti të theksuar që do të rezultonte me shkelje kushtetuese. Gjykata më tej theksoi se “ konsideron se e drejta për qasje në gjykatë nuk është dhe nuk mund të jetë absolute. Në të vërtetë, ajo ka qenë subjekt i kufizimeve (sidomos kur është fjala për supozimet lidhur me pranueshmërinë e mjeteve juridike)”. Në rrethanat e rastit, kur parashtruesja nuk mbështeti mjaftueshëm pretendimet për shkelje kushtetuese, Gjykata deklaroi kërkesën të papranueshme si qartazi të pabazuar.

Parashtruesit:

Vahide Badivuku

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile