Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së procedurave të autoriteteve publike

Nr. të lëndës KI130/17

Parashtruesit: Ndue dhe Simon Palushaj

Shkarko:

KI130/17, Parashtrues: Ndue dhe Simon Palushaj, Vlerësim i kushtetutshmërisë së procedurave të autoriteteve publike

KI130/17, Vendim për Refuzim të Kërkesës, miratuar më 14 mars 2018, publikuar më 19 prill 2018

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë civile, procedurë penale, mbrojtja e pronës, procedurë e shkurtër,  kërkesë e papranueshme

Në fakt, parashtruesit e kërkesës nuk kontestonin ndonjë vendim të gjykatave të rregullta, ata ankoheshin për  mosveprimin e Prokurorisë së Shtetit dhe të gjykatave të rregullta për t’ua mundësuar atyre posedimin paqësor të një paluajtshmërie (banese), për të cilën pretendonin se iu takon.

Gjykata në këtë rast, konsideroi se kërkesa nuk i përmbushte kriteret formale-procedurale të pranueshmërisë, për t’u trajtuar më tej, për shkak se e njëjta nuk ishte e kompletuar me dokumentacion relevant. Andaj, në pajtim me rregullin 32 (5) të Rregullores se punës, kërkesa u refuzua me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Ndue dhe Simon Palushaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale