Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë të aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës KRJA nr. 3/2010 të 4 majit 2011

Nr. të lëndës KI 113/11

Parashtruesit: "Deloitte Kosova" LLC

Parashtruesi i kërkesës e ka parashtruar kërkesën në bazë të nenit 113.7 dhe 21.4 të Kushtetutës së Kosovës duke kontestuar aktvendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës KRJA nr. 3/2010 të 4 majit 2011 dhe është hedhur poshtë si i palejueshëm propozimi i parashtruesit të kërkesës që në bazë të ligjit të ri Gjykata Supreme edhe një herë të vendos në mënyrë meritore për të drejtën e tij.
Parashtruesi i kërkesës ka pretenduar se Ligji për Gjykatat e Rregullta nuk është ende në zbatim dhe se e vetmja gjykatë kompetente për çështje administrative si në shkallën e parë ashtu edhe në shkallën e dytë është Gjykata Supreme e Kosovës. Pra Gjykata Supreme e Kosovës ka qenë e obliguar që të vendosë në mënyrë meritore në lidhje me kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor në bazë të dispozitave të Ligjit nr. 03/L-202 për Konfliktet Administrative i cili është në fuqi që nga 5 nëntori 2010 duke konsideruar se ky ligj është më i favorshëm për palën në procedurë.
Duke vendosur në lidhje me kërkesën e parashtruesit “DELOITTE KOSOVA” SHPK, pas shqyrtimit të procedurës në tërësi Gjykata Kushtetuese nuk ka gjetur se procedurat përkatëse pranë gjykatave të rregullta kanë qenë në ndonjë mënyrë të padrejta apo arbitrare . Rrjedhimisht Gjykata konkludoi se Gjykata Supreme në lidhje me pretendimet e njëjta të parashtruesit të kërkesës tashmë ishte deklaruar në mënyrë meritore me aktgjykim. Prandaj kërkesa është qartazi e pabazuar pasi që faktet e paraqitura në asnjë mënyrë nuk e arsyetojnë pretendimin për shkeljen e të drejtave kushtetuese.

Parashtruesit:

"Deloitte Kosova" LLC

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative