Parashtruesja paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat dhe liritë e saj kushtetuese janë cenuar me aktgjykimet e gjykatave të të gjitha shkallëve lidhur me të drejtën e parashtrueses për të marrë alimentacion nga babai i fëmijës së saj të mitur. Parashtruesja pohoi se të drejtat dhe liritë e saj kushtetuese ishin cenuar pa përmendur ndonjë dispozitë kushtetuese në veçanti.
Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtrueses ishte e papranueshme bazuar në Rregullin 56.2 të Rregullores së Punës për shkak se parashtruesja nuk ka provuar si dhe pse gjykatat, në të gjitha shkallët, i kanë cenuar të drejtat e saj kushtetuese. Duke cituar praktikën e saj gjyqësore në rastin Nr. KI. 06/09, Parashtruesi X kundër Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, nr. 215/2006; Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut, nr. 741/2005; Aktgjykimit të Gjykatës Komunale, nr. 217/2004, Gjykata më tutje përsëriti se roli i saj është vetëm të sigurojë pajtueshmërinë me të drejtat që garantohen me Kushtetutë dhe instrumente tjera ligjore dhe prandaj nuk mund të veprojë si gjykatën e shkallës së katërt. Gjykata po ashtu konstatoi se gjykatat e rregullta kishin arsyetuar vendimet e tyre duke dhënë sqarime pse ishin mbështetur në prova të caktuara. Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtrueses si të papranueshme.
Zahide Samadraxha
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile