Parashtruesja paraqiti kërkesën bazuar në nein 113.7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat e saj kushtetuese janë cenuar me aktgjykimin e Gjykatës Supreme, me ç’rast u vërtetua vendimi i komisionit mjekësor të departamentit të administrates pensionale lidhur me të drejtën e parashtrueses në pension për persona me aftësi të kufizuar. Parashtruesja pohoi se Gjykata Supreme ka cenuar të drejtat e saj të garantuara me nenet 3 dhe 51 të Kushtetutës së Kosovës.
Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtrueses ishte e papranueshme bazuar në Rregullin 36 të Rregullores së Punës për shkak se parashtruesja nuk kishte paraqitur fakte që prima facie arsyetonin shkeljet e pretenduara të të drejtave kushtetuese. Duke cituar vendimin e GJEDNJ-së në rastin Shub kundër Lituanisë , Gjykata më tutje arsyetoi se nuk kishte vërejtur se procedurat në tërësi në Gjykatën Supreme ishin të padrejta apo arbitrare. Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtrueses si të papranueshme.
Belkize Mustafa
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile