Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për zbatimin e dy rregulloreve të UNMIK-ut nr. 2001/35 dhe 2005/20

Nr. të lëndës KI 146/11

Parashtruesit: Isak Berisha

Parashtruesi i kërkesës e ka parashtruar kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës së Kosovës, me të cilën kërkon nga Gjykata Kushtetuese zbatimin e plotë të dispozitave të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2005/20 për ndryshimin e Rregullores nr. 2001/35 për Pensionet në Kosovë si dhe zbatimin e urdhëresës së Fondit Plotësues Pensional (suplementar-shtesë) Aneks „B“ BPK-A, (Autoriteti Bankar dhe i Pagesave në Kosovë) të 24 prillit 2006, si dhe të përmbushen dhe zbatohen në tërësi vendimet e Bordit të Drejtorëve të PTK-së nr. 05-987/06 dhe 07/06.
Sipas pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, ai edhe tej i ka dy lëndë në procedurë pranë Gjykatës Komunale në Prishtinë në bazë të padisë së parashtruesit Pl. 377/2011 dhe njëkohësisht pranë Gjykatës së Qarkut në Prishtinë në bazë të ankesës që ka ushtruar PTK-ja.Duke vendosur për kërkesën e parashtruesit Isak Berisha, Gjykata Kushtetuese, pas shqyrtimit të procedurës në tërësi, ka konstatuar se individët mund të iniciojnë procedurë nëse të drejtat dhe liritë që ua garanton kjo Kushtetutë u janë cenuar nga ana e autoriteteve publike, por vetëm pasi të kenë shterur të gjitha mjetet tjera juridike të rregulluara me ligj, Po ashtu Gjykata Kushtetuese vëren se “zbatimi i dy rregulloreve të UNMIK-ut nr. 2001/35 dhe 2005/20“ nuk bie në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese kështu që kjo kërkesë nuk është në pajtim me ratione materiae e Gjykatës Kushtetuese.

Parashtruesit:

Isak Berisha

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile