Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Pn-Kr 56/2006, Aktgjykimin e Gjykatës Supreme Ap. nr. 52/2004 dhe Aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtine P. nr. 94/01


Nr. të lëndës KI 66/11

Parashtruesit: Astrit Shabani

Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat e tij kushtetuese janë cenuar me aktgjykimet e Gjykatës Supreme të Kosovës, me ç’rast u vërtetua dënimi me burgim i parashtruesit të kërkesës nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë. Parashtruesi pohoi pa saktësuar ndonjë dispozitë kushtetuese se janë cenuar të drejtat e tij kushtetuese në saje të dënimit të bazuar në prova që nuk ekzistojnë dhe në prova të falsifikuara, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit ishte papranueshme bazuar në Rregullin 36 (3) (h) të Rregullores së Punës. Duke cituar praktikën e saj gjyqësore në rastin KI 25/09 Shefqet Haxhiu kundër Organizatës së Punëtorëve të “Industrisë së Akumulatorëve” dhe vendimin e GJEDNJ-së në rastin Blećić kundër Kroacisë, Gjykata më tutje arsyetoi se kërkesa nuk ishte e pajtueshme ratione temporis me Kushtetutën. Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme

Parashtruesit:

Astrit Shabani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është ratione temporis jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale