Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Rev. Nr. 820/2010, të 25 janarit 2010

Nr. të lëndës KI 27/11

Parashtruesit: Xhevdet Rrahmani

Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat e tij kushtetuese janë cenuar me aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, me ç’rast u vërtetua vendimi i komisionit mjekësor për shqyrtime lidhur me pensionin për persona me aftësi të kufizuara. Parashtruesi pohoi se ishin shkelur të drejtat dhe liritë e tij të garantuara me kushtetutë pa saktësuar ndonjë dispozitë kushtetuese në veçanti, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit ishte e papranueshme bazuar në nein 36 (2b) të Rregullores së Punës për shkak se kërkesa ishte qartazi e pabazuar dhe se faktet e parashtruara në asnjë mënyrë nuk arsyetonin shkeljen e pretenduar të të drejtave dhe lirive kushtetuese. Duke cituar praktikën e saj gjyqësore në rastin Nr. KI. 06/09, Parashtruesi X kunder Aktgjykimit te Gjykates Supreme Nr. 215/2006; Aktgjykimit te Gjykates se Qarkut Nr. 741/2005; Aktgjykimit te Gjykates Komunale Nr. 217/2004, Gjykata më tujte përsëriti se nuk është gjykatë e apelit për gjykatat tjera në Kosovë dhe nuk mund të ndërhyjë mbi bazën se gjykatat e rregullta kanë marrë vendim të gabuar ose kanë bërë vlerësim të gabuar të fakteve. Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme.

Parashtruesit:

Xhevdet Rrahmani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile