Njoftim për medie

15.10.2015

Me një ceremoni solemne që do të organizohet në sallën “Beethoven” të hotelit “Emerald” në Prishtinë, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të shënojë Vitin e Gjashtë Gjyqësor, të premten, më 16 tetor 2015.

Në këtë solemnitet, që fillon në orën 17:00, do të marrë pjesë për herë të parë një delegacion i nivelit të lartë nga Komisioni i Venecias, i prirë nga kryetari, z. Gianni Buquicchio.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe delegacionet e nivelit më të lartë të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, të Turqisë, të Sllovenisë, të Lituanisë, të Bullgarisë, të Malit të Zi, të Maqedonisë, si dhe të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë.

Me një fjalim rasti, pjesëmarrësve në këtë ceremoni do t’i drejtohen kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, dhe kryetari i Komisionit të Venecias, z. Gianni Buquicchio.

Ceremonia do të përmbyllet me një koktej rasti për mysafirët e ftuar.