Një delegacion i Këshillit Shtetëror të Francës, i prirë nga kryetari i Seksionit të studimeve dhe raporteve, znj. Maryvonne de Saint Pulgent, do të vizitojë Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të hënën, më 9 mars 2015.
Delegacioni francez në krye me znj. de Saint Pulgent, do të pritet në takim nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani.
Takimi do të mbahet në Zyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe fillon në orën 10:00.