Njoftim për medie

02.02.2015

Një delegacion i Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, i prirë nga ministri Nasip Naço, do të vizitojë Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të martën, më 3 shkurt 2015.

Ministri Naço dhe delegacioni i Ministrisë së Drejtësisë nga Shqipëria do të priten në takim nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani.

Takimi do të mbahet në Zyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe fillon në orën 10:00.