Njoftim për medie

30.10.2014

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Gjykatën Kushtetuese të Republikës Federale të Gjermanisë, si dhe me Agjencinë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ), organizon punëtorinë në temën: “E drejta për gjykim të drejtë brenda afatit të arsyeshëm”, e cila do të mbahet të premten, më 31 tetor 2014, në hotelin “Swiss Diamond”, në Prishtinë.

Pjesëmarrësve në këtë punëtori, e cila fillon në orën 09:00, me fjalim përshëndetës, do t’i drejtohen kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, znj. Angelika Viets, si dhe z. Volkmar Theobald, menaxher i Projektit të Agjencisë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar në Kosovë (GIZ).

Në këtë punëtori, ndër të tjera, do të trajtohet çështja e rolit dhe e juridiksionit të gjykatës kushtetuese në trajtimin e shkeljeve të mundshme të së drejtës në gjykim të drejtë, brenda afatit të arsyeshëm.

Moderator i punëtorisë do të jetë Prof. dr. Andreas L. Paulus, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë.