Njoftim për medie

16.10.2014

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës kremtoi Vitin e Pestë Gjyqësor, të mërkurën, më 15 tetor 2014, me një ceremoni solemne që u mbajt në hotelin “Emerald”, në Prishtinë.

Hapja u ceremonisë u bë nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, i cili mbajti një fjalim rasti në prani të personaliteteve më të larta shtetërore e ndërkombëtare në Kosovë, si dhe të delegacioneve të nivelit më të lartë të gjykatave kushtetuese të vendeve të rajonit dhe të vendeve të tjera evropiane.

Mysafirëve pjesëmarrës në ceremoni, me një fjalim rasti, iu drejtuan edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Lituanisë, Prof. dr. Dainius Zhalimas, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë, Mr. Miroslav Mozetiq, profesori i mirënjohur i Universitetit të Bolonjës, Prof. dr. Luca Mezzeti, si dhe kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Prof. dr. Fejzullah Hasani.

Fjalimin e plotë të kryetarit Hasani dhe të folësve të tjerë në ceremoni, mund t’i lexoni duke klikuar në vegëzat më poshtë:

Fjalimi i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës Prof.dr. Enver Hasani.pdf

Fjalimi i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Lituanisë Prof.dr. Dainius Zalimas.pdf

Fjalimi i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë Mr. Miroslav Mozetiq.pdf

Fjalimi i profesorit nga Universiteti i Bolonjës Prof.dr. Luca Mezzeti.pdf

Fjalimi i kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës Prof.dr. Fejzullah Hasani.pdf