Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i prirë nga kryetari, Prof. dr. Enver Hasani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Paris, të martën, më 7 tetor 2014.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, të mërkurën, më 8 tetor 2014, kryetari Hasani dhe delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës do të takohen me kryetarin e Këshillit Kushtetues të Francës, z. Jean-Louis Debré, si dhe me zëvendëskryetarin e Këshillit Shtetëror të këtij vendi, z. Jean-Marc Sauvé.
Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë në Ministrinë e Drejtësisë të Francës.
Qëllimi i kësaj vizite është shkëmbimi i përvojave të ndërsjella në raportet ndërmjet gjykatave kushtetuese dhe gjykatave supreme të të dyja vendeve, në aspektin e mbrojtjes kushtetuese të të drejtave të njeriut.
Vizita është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ).