Njoftim për medie

01.10.2014

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, ka pranuar letër nga gjyqtari Robert Carolan, me të cilën ai e konfirmon pjesëmarrjen e tij në seancat e radhës të Gjykatës. 
 
Gjykata Kushtetuese e Kosovës e mirëpret njoftimin se, gjyqtari Robert Carolan do të mund të vazhdojë punën e tij në Gjykatë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, ka konfirmuar emërimin e gjyqtarit Carolan, së bashku me dy gjyqtarët e tjerë ndërkombëtarë të Gjykatës, më 31 gusht 2014.

Gjykata Kushtetuese mirëpret kontributin e gjyqtarit Carolan për fuqizimin e mëtutjeshëm të Gjykatës, ku ai ka qenë i përfshirë që nga themelimi i saj.