Me ftesë të Akademisë Diplomatike të Vjenës, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, ka udhëtuar për në Vjenë të Austrisë, të dielën, më 28 shtator 2014.
Në kuadër të vizitës në Akademinë Diplomatike të Vjenës, kryetari Hasani do të mbajë ligjëratë në temën: “Roli i Gjykatës Kushtetuese në zhvillimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, e cila do të mbahet të hënën, më 29 shtator 2014.
Gjatë qëndrimit në Vjenë, kryetari Hasani do të takohet edhe me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Austrisë, Prof. dr. Gerhart Holzinger.