Njoftim për medie

27.09.2014

Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Koresë Jugore dhe të Komisionit të Venecias, zëvendëskryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Ivan Çukaloviq, ka udhëtuar për në Seul, të shtunën, më 27 shtator 2014.

Zëvendëskryetari Çukaloviq do ta përfaqësojë Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në Kongresin e 3-të të Konferencës Botërore të Drejtësisë Kushtetuese, i cili këtë vit mbahet në Seul, nga 28 shtatori deri më 1 tetor 2014.

Kongresi i Konferencës Botërore të Drejtësisë Kushtetuese këtë vit mbledh përfaqësuesit e gjykatave kushtetuese dhe të gjykatave supreme nga 92 shtete të botës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës është anëtarësuar në Konferencën Botërore të Drejtësisë Kushtetuese, më 17 shtator 2014.