Në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të enjten, më 21 gusht 2014, u mbajt seanca dëgjimore publike, në të cilën u shqyrtua kërkesa KO119/14, që për objekt të shqyrtimit ka: “Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Vendimit Nr. 05-V-001, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të 17 korrikut 2014”.
Seancën e mbajtur mund ta shikoni në linkun:
http://youtu.be/IV5GoNbkMGo