Të enjten, më 3 korrik 2014, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka shqyrtuar dhe ka vendosur njëzëri për rastet e bashkuara KI99/14 dhe KI100/14, të parashtruara nga kandidatët për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, z. Shyqyri Syla dhe znj. Laura Pula.
Gjykata Kushtetuese ka gjetur se ka shkelje dhe ka nxjerrë Vendimin për Masë të përkohshme deri në publikimin e vendimit të Gjykatës.
Teksti i plotë i Vendimit do të publikohet dhe do t’u komunikohet palëve në kohën e duhur.