Parashtruesi ka parashtruar Kërkesë në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke kontestuar Aktvendimin e Gjykatës Komunale në Gllogoc, C. nr. 150/04, të datës 29 janar 2009, si dhe Aktvendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. Nr. 90/04, të datës 14 tetor 2004, për shkak se e drejta e Parashtruesit për shfrytëzim të banesës, e garantuar sipas nenit 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës, është shkelur, si dhe Gjykata Supreme ishte e anshme.
Në lidhje me çështjen e pranueshmërisë së Kërkesës, Gjykata theksoi që Kërkesa është e papranueshme, pasi që Parashtruesi nuk ka ngritur shkeljet e pretenduara të të drejtës së tij të shfrytëzimit të banesës tek Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, e cila sipas aktvendimit të Gjykatës Komunale, është gjykata kompetente për t’u marrë me këtë çështje.
Pajazit Mulaj
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
Civile