Njoftim për medie

14.11.2012

Të premten, më 16 nëntor 2012, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe me fondacionin gjerman Hanns Seidel, organizon një seminar pune, i cili fillon në orën 10, në hotelin “Swiss Diamond” në Prishtinë.

Tema e seminarit të punës do të jetë: “Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”.

Pjesëmarrës në këtë seminar pune janë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, me në krye kryetarin e kësaj gjykate, z. Bashkim Dedja.