Të enjten, më 15 mars 2012, Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës do ta vizitojnë një grup nxënësish të klasës së parë, nga shkolla fillore “Ismajl Qemajli” në Prishtinë.
Nxënësit do t’i pres kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Prof. dr. Enver Hasani, me bashkëpunëtorët e tij.
Pritja do të bëhet në Gjykatoren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në ora 11:00.