Njoftim për medie

30.01.2012

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, të martën (nesër) do të udhëtoj për një vizitë zyrtare në Izrael, me qëllim të vënies së kontakteve dhe bashkëpunimit me institucionet gjyqësore të këtij vendi.

Gjatë qëndrimit disa ditësh në kryeqytetin Tel-Aviv dhe në Jerusalem, Kryetari Hasani do të pritet në një takim të veçantë nga kryetarja e  Gjykatës Supreme të Izraelit, znj. Dorit Beinisch, ndërkohë që ai do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë të këtij vendi.

Kjo është hera e parë që autoritetet shtetërore të Izraelit organizojnë një pritje zyrtare për njërin nga bartësit institucional të Republikës së Kosovës.