Të martën, më 20 dhjetor 2011, në bashkëpunim me institutin East West Management (EWMI), Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, do të mbajnë takim konsultativ me gjyqtarët e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, lidhur me raportin ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatave të rregullta, sipas Kushtetutës të Republikës së Kosovës.
Takimi do të mbahet në Hotel Emerald, salla „Vivaldi“, me fillim në orën 11:00. Të gjitha mediet janë të mirëseardhura në këtë organizim.