Në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës sot qëndroi për vizitë një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, i përbërë nga gjykatësit Nuri Necipoğlu dhe Recep Kömürcü.
Ata u pritën në takim nga zëvendëskryetari i Gjykatës, Mr. sc. Kadri Kryeziu dhe gjyqtari Altay Suroy, të cilët shprehën një falënderim të veçantë për ndihmën e vazhdueshme të ofruar nga Qeveria e Turqisë dhe Gjykata Kushtetuese e këtij vendi.
Gjyqtarët Necipoğlu dhe Kömürcü shprehën nga ana e tyre kënaqësinë që ndodhen në Kosovë në emër të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, me rastin e ceremonisë së Vitit të Dytë Gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.