Njoftim për medie
07.02.2011
Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në krye me Kryetarin e Gjykatës, Prof. Dr. Enver Hasani, udhëton sot për vizitë zyrtare disa ditore në Vjenë të Austrisë.
Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese do të qëndrojë në Austri nga 7 deri më 11 shkurt dhe do të ketë shumë vizita e takime në institucionet gjyqësore të vendit mikpritës.
Shkëmbimi i përvojave dhe thellimi i bashkëpunimit me institucionet gjyqësore austriake, konsiderohet shumë i vlefshëm për punën dhe zhvillimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.