Njoftim për medie
01.12.2010
Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në krye me Kryetarin e Gjykatës, Prof. Dr. Enver Hasanin, udhëtoi dje në një vizitë studimore në Hungari. Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese do të qëndrojë në Hungari nga 30 nëntori deri më 5 dhjetor. Qëllimi i vizitës, që është mbështetur nga GTZ -Projekti për Reformë Ligjore, është studimi i veprimtarisë së Gjykatës Kushtetuese të Hungarisë dhe përfitimi nga kjo pervojë e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Pos vizitave dhe takimeve të shumta, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës do të takohet edhe me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Hungarisë.