Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë se Vendimit te Gjykatës Komunale të Ferizajit C. or. 409/06, te 7 shkurtit 2008

Nr. të lëndës KI 02/11

Parashtruesit: Esat Kurtaliqi

Shkarko:

Parashtruesi ka parashtruar një Kërkesë në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës së Kosovës, duke kontestuar Aktvendimin C. nr. 409/06 të Gjykatës Komunale në Ferizaj, të datës 7 shkurt 2008, si dhe duke pretenduar që e drejta e punës së Parashtruesit, e garantuar me Kushtetutë, ishte shkelur.
Sa i përket pranueshmërisë së Kërkesës, Gjykata theksoi që Kërkesa ishte e papranueshme, sepse Parashtruesi ishte ankuar ndaj aktvendimit të Gjykatës Komunale në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, e cila, me Aktvendimin Ac. Nr. 215/08, të datës 27 mars 2009, vërtetoi atë vendim, por Parashtruesi nuk ka demonstruar që ka parashtruar ankesë në shkallën e fundit, në Gjykatën Supreme, ku ai duhej të kishte bërë të njëjtat ankesa kushtetuese ndaj vendimeve të Gjykatës Komunale dhe Gjykatës së Qarkut. Vetëm nëse këto mjete juridike do të ishin të pasuksesshme, atëherë do të mund të kishte një Kërkesë në këtë Gjykatë. Sa i përket aktvendimit të kontestuar C. nr. 409/06 të Gjykatës Komunale në Ferizaj, të 7 shkurtit 2008, Gjykata theksoi që kjo nuk ishte ratione temporis në pajtim me Kushtetutën.

Parashtruesit:

Esat Kurtaliqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile