Njoftim për medie

17.12.2009
Ju njoftojmë se më 18.12.2009, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës z. Enver Hasani, zëvendëskryetari z. Kadri Kryeziu dhe Sekretarja e Përgjithshme e Gjykatës Kushtetuese znj. Arbëresha Raça-Shala, do të qëndrojnë në Shkup për një vizitë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë.
Dy delegacionet e Gjykatave Kushtetuese do të këmbejnë përvojat e tyre në këtë takim, si dhe do të shprehin gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Përveç vizitës në Shkup, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka të paraparë konform marrëveshjeve edhe vizitën zyrtare në muajin janar të vitit 2010, në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe në atë të Republikës së Malit të Zi.