Njoftim për medie

26.11.2009

Ju njoftojmë se me datën 30 nëntor 2009 Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të mbajë Seancë Dëgjimore lidhur me kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë në rastin KO 01/09 , vlerësimi i kushtetutshmërisë së nenit 7 të Statutit të Komunës së Prizrenit.

Seanca do të mbahet në sallën e gjykimit të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, duke filluar në orën 15:00.

Hyrja e publikut dhe medieve në sallën e gjykimit do të bëhet nga ora 14:00 deri në orën 14:40, sipas rendit të paraqitjes tek salla e gjykimit.

Me këtë rast ju njoftojmë se hapësira e sallës së gjykimit është e kufizuar dhe se dyert e sallës do të mbyllen në orën 14:40 ose posa të arrihet kapaciteti maksimal i sallës , cila do që të ndodhë më parë. Duke marrë këtë parasysh,ju ftojmë që të paraqiteni tek salla e gjykimit para orës 14:00.
Hyrja në sallën e gjykimit do të kontrollohet nga Zyrtarë të Policisë së Kosovës. Të gjithë personat, përveç gazetarëve me kartela të rregullta identifikimi, do t’u nënshtrohen kontrollit para hyrjes në sallë.

Për informata shtesë lidhur me seancën dëgjimore të lartpërmendur, ju lutem kontaktoni me Zyrën e Sekretares së Përgjithshme në telefonin + 381 38 220 104 ose në email-adresën: [email protected].