Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimeve të Gjykatës së Lartë për Kundërvajtje në Prishtine GJL. nos. 1258/2010, 1259/2010, 1260/2010, 1261/2010, te 22 nëntorit 2010.

Nr. të lëndës KI 121/10

Parashtruesit: Sitaram Chaulagai, Krishna Bandur Chamlagai, Chandra Kala...

Parashtruesit dorëzuan Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se u janë shkelur të drejtat sipas neneve 24 dhe 32 të Kushtetutës kur Gjykata e Lartë për Kundërvajtje nxori vendimin e pafavorshëm në çështjen e deportimit përkundër kundërshtimeve të Parashtruesve se akoma nuk kishin përfunduar ankesat administrative që kishin të bënin me ketë çështje, Parashtruesit po ashtu pretenduan se dispozitat e mëpastajme të pafavorshme të ankesave administrative i shkelnin të drejtat e tyre sipas nenit 32, pasi që ata nuk kishin mundësi të ankoheshin kundër vendimeve sepse nuk u ishin dhënë kopje të vendimeve. Parashtruesit kërkuan shtyrjen e deportimeve duke thënë se kjo do u shkaktonte vështirësi financiare dhe do vinte në rrezik jetën e Parashtrueses shtatzënë dhe fetusit të saj, Në ketë kontekst të procedurës administrative, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës sepse Parashtruesit nuk i kishin shterur të gjitha mjetet juridike, duke theksuar se ata nuk e kishin arsyetuar mjaftueshëm deklarimin e tyre se nuk kanë qenë në dijeni për rezultatet e procedurave ne komision per ankesa administrative, duke cituar rastin Universiteti AAB-RIINVEST SHPK kundër Qeverisë së Kosovës për propozimin se shterja e mjeteve juridike është e nevojshme pasi që ekziston një supozim se sistemi ligjor i Kosovës do të sigurojë një mjet juridik efektiv për shkeljet kushtetuese. Sa i përket procedurës penale, Gjykata konstatoi se Parashtruesit vetëm kontestonin gjetjet faktike dhe zbatimin e ligjit nga ana e gjykatave më të ulëta, duke theksuar se ka kufizime në fushveprim të Gjykatës dhe për këtë ajo merret me zgjidhjen e rasteve ku ka pretendim të shkeljeve kushtetuese, siç është për shembull, nëse një gjykim ka qenë i drejtë apo jo. Në lidhje me ketë, Gjykata konstatoi se procedurat nuk kanë qenë të padrejta e as arbitrare, duke cituar rastin Shub kundër Lituanisë. Duke pasur parasysh papranueshmërinë e Kërkesës, Gjykata e hodhi poshtë kërkesën për masa të përkohshme sipas nenit 27 të Ligjit dhe rregullave 54.1 dhe 55.9 të Rregullores së Punës

Parashtruesit:

Sitaram Chaulagai, Krishna Bandur Chamlagai, Chandra Kala...

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative