Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë se Shëndetësisë
Nr. të lëndës KI 102/11
Parashtruesit: Shahe Ramaj
Parashtruesja e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pohuar se Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka shkelur nenet 21.1, 21.3 dhe 24.1 të Kushtetutës për shkak se nuk e ka shpallur Ligjin për Sigurimin Shëndetësor (“Ligji”). Parashtruesja e Kërkesës argumente se gjykatat e shkallës së ulët nuk kishin dhënë përgjigje në kërkesën e saj, se MSH kishte shpallur shumë ligje të tjera, se Qeveria thoshte se nuk ka buxhet për ketë Ligj, përderisa kishte financuar projekte të tjera, dhe se mos-shpallja e këtij Ligji ishte diskriminuese, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme në bazë të neneve 113.1 dhe 113.7 sepse ajo nuk e kishte arsyetuar si duhet pretendimin se një autoritet publik i kishte shkelur të drejtat dhe liritë e saj individuale të garantuara me Kushtetutë, duke shtuar se Kushtetuta nuk parasheh ushtrim të ankesave abstrakte actio popularis
Shahe Ramaj
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar
administrative