Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë se aktgjykimeve të Gjykatës Komunale te Prishtinës P. nr. 2630/2006, Gjykatës se Qarkut të Prishtinës Ap. nr. 242/2007 dhe te Gjykatës Supreme të Kosovës Pkl. nr. 101/2010

Nr. të lëndës KI 42/11

Parashtruesit: Dede Bala

Parashtruesi, i cili kishte bërë evazion fiskal në të ardhura, e dorëzoi Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se janë shkelur të drejtat e tij sipas nenit 7.1, 54 dhe 102 të Kushtetutës nga aktgjykimi i Gjykatës Supreme i cili kishte konfirmuar vendimet e gjykatave më të ulëta për hedhjen poshtë të pretendimeve të Parashtruesit se deklaratat që ai i ka dhënë gjatë marrjes në pyetje nga policia janë pranuar në mënyrë të gabuar si dëshmi, se shkelja e ndëshkueshme nuk njihej me ligj dhe se kishte dëshmi të pamjaftueshme për synimin e tij për të kryer vepër penale, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte qartazi e pabazuar dhe e papranueshme sipas Rregullës 36.1(c) dhe 36.2 të Rregullores së Punës sepse Parashtruesi nuk mundi të ofronte prova prima facie, për të mbështetur shkeljen kushtetuese, duke cituar rastin Vanek kundër Republikës Sllovake, Ajo po ashtu theksoi mungesën e provave se procedurat e Gjykatës Supreme kanë qenë në ndonjë mënyrë të padrejta apo të njollosura nga arbitrariteti, duke cituar rastin Shub kundër Lituanisë, Përveç kësaj, Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e Parashtruesit për pezullimin e dënimit të tij me burg si masë të përkohshme, në bazë të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, sepse ai nuk kishte mundur të demonstronte mundësinë e shkaktimit të dëmeve të pariparueshme nëse nuk do të caktohej masa e përkohshme, apo se ajo do të ishte në interes publik

Parashtruesit:

Dede Bala

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale