Parashtruesi, një kompani aksionare, e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke pretenduar se janë shkelur të drejtat e saj sipas neneve 7 dhe 46 të Kushtetutës si dhe dispozitave të ndryshme të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, me vendimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për privatizimin e kompanisë, e cila në vitin 1991 ishte transformuar nga një ‘ndërmarrje shoqërore’ në një kompani private në të cilën punëtorët ishin pronarë të aksioneve, Parashtruesi deklaroi se privatizimi i kompanisë ishte i padrejtë dhe i paligjshëm sepse transformimi i mëhershëm i saj në vitin 1991 ishte bërë në pajtim me ligjet e aplikueshme të asaj kohe. Parashtruesi kërkoi aplikimin e masës së përkohshme, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e parakohshme dhe e papranueshme sipas nenit 113.7 të Kushtetutës dhe Nenit 47.2 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese sepse dy aspekte të kësaj çështjeje ende ishin akoma të pazgjidhura në Trupin Gjykues të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, duke theksuar se arsyeja për rregullën për shterjen e mjeteve juridike bazohej në supozimin se sistemi ligjor i Kosovës ofron mjete juridike efektive për shkeljet kushtetuese, duke cituar rastet Universiteti AAB-RIINVEST SHPK kundër Qeverisë së Kosovës dhe Selmouni kundër Francës. Në fund, Gjykata e refuzoj kërkesën për masat e përkohshme sipas Rregullës 54.1 të Rregullores së Punës për shkak të vendimit për papranueshmërinë e Kërkesës
H.C. "Emin Duraku" SH.A.
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
Civile