Shaqir Prevetica kundër Vendimit CI. nr. 46/02 të Gjykatës Komunale të Prishtinës, Vendimit Ac. 592/2002 të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, Vendimit CI. Nr. 130/05 të Gjykatës Komunale të Prishtinës, Vendimit Ac. Nr. 56/2006 të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës dhe Vendimit CI. Nr. 05/08 të Gjykatës Komunale të Prishtinës
Nr. të lëndës KI 24/09
Parashtruesit: Shaqir Prevetica
Parashtruesi kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se veprimet e Gjykatës Komunale dhe asaj të Qarkut të Prishtinës kishin shkelur të drejtën e paspecifikuar të tij për kompensim për shkak të vonesave në marrjen e vendimit rreth kërkesës për pension të bërë në vitin 2001, duke zgjatur kështu aranzhimin e përkohshëm të ndihmës sociale, e cila përfshinte një shumë më të vogël se sa pensioni i tij, Çështjen e kishte komplikuar edhe më tej privatizimi i ish punëdhënësit të tij në vitin 2007 dhe një ankesë e tij në Gjykatën e Qarkut e cila ende nuk ishte zgjidhur, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme sipas nenit 53 dhe 113.7 të Kushtetutës dhe nenit 47.2 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese për shkak se nuk ishin shterur të gjitha mjetet juridike, duke theksuar se akoma nuk ishte zgjidhur ankesa në Gjykatën e Qarkut dhe se Parashtruesi nuk kishte mundur të dëshmojë se pse përpjekja për shterimin e mjeteve juridike do të ishte e padobishme, duke cituar kështu rastin Universiteti AAB-RIINVEST kundër Qeverisë së Kosovës, Gjykata poashtu konstatoi se Kërkesa ishte e papranueshme sepse Parashtruesi nuk kishte mundur të specifikojë se cilat të drejta dhe liri kushtetuese ishin shkelur, duke cituar nenin 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe, në përgjithësi, praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Shaqir Prevetica
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
Civile