Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të neneve 21.4 dhe 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se i ishin shkelur të drejtat e paspecifikuara të tij kushtetuese me vendimin e Gjykatës Supreme, i cili e konfirmonte vendimin e gjykatës më të ulët për hedhjen poshtë të kërkesës së Parashtruesit për kompensim në lidhje me dëmtimin të pronës nga aktivitetet gjatë dhe pas luftës së vitit 1999, mbi bazen e imunitetit, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme sipas nenit 113.7 të Kushtetutës, nenit 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregullës 36.2(b) të Rregullores së Punës pasi që Parashtruesi nuk kishte specifikuar se cilat të drejta apo liri kushtetuese përfshiheshin në kërkesën e tij ose nuk kishte paraqitur prova prima facie për shkeljen kushtetuese, duke cituar rastin Vanek kundër Republikës së Sllovakisë. Gjykata konstatoi se forcat e KFOR-it dhe të UNMIK-ut kishin imunitet nga përgjegjësitë civile. Gjykata theksoi se diskrecioni i saj është i kufizuar vetëm në zgjidhjen e kundërthënieve kushtetuese, siç janë ato se a ka pasur Parashtruesi gjykim të drejtë, e jo zgjidhjen e kontesteve rreth fakteve apo rreth të drejtës materiale, duke cituar rastin Garcia Ruiz kundër Spanjës. Gjykata konstatoi se procedurat e gjykatës më të ulët nuk kanë qenë as të padrejta e as arbitrare, duke cituar rastin Shub kundër Lituanisë
Ndërmarrja Private Gradevinar
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar