Parashtruesi e dorëzoi Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se janë shkelur të drejtat e tij kushtetuese me vendimin e vitit të 2008 të Departamentit të Administratës Pensionale, i cili mbështeti vendimin e vitit 2006 për ndërprerjen e pensionit të tij. Parashtruesi nuk ishte ankuar në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të vitit 2008 brenda afatit kohor prej 30 ditësh, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme sipas neneve 49 dhe 56 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese sepse ajo nuk ishte dorëzuar brenda katër muajsh nga shkelja kushtetuese e cila kishte ndodhur pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës
Bejta Vitija
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është paraqitur pas afatit
administrative