Vlerësim i kushtetutshmërisë se Aktgjykimit të Gjykatës Supreme P. Dr. 610/07; Aktgjykimit te Gjykatës Supreme Ap. Dr. 267/08; Aktgjykimit te Gjykatës Supreme PD. Dr. 311/10; dhe Aktgjykimit te Gjykatës Supreme Pn. Dr. 572/10
Nr. të lëndës KI 106/10
Parashtruesit: Binak Thaqi
Parashtruesi, i dënuar për vrasje dhe kundërvajtje me armë të zjarrit, dorëzoi Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke kontestuar vendimet e Gjykatës së Qarkut në Pejë dhe Gjykatës Supreme, duke pretenduar se janë shkelur të drejtat e tij sipas neneve 5, 24.2, 30.1, 31.1.4, dhe 32 të Kushtetutës për arsye se një raport i autopsisë që ishte pranuar në gjykimin e tij kishte qenë në gjuhën angleze, duke e privuar kështu Parashtruesin nga mundësia për ta kontestuar raportin ose për ta përdorur atë gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve. Gjykata e Qarkut dy herë e kishte refuzuar kërkesën e tij për rigjykim, dhe Gjykata Supreme i kishte refuzuar si të pabazuara dy ankesa kundër këtyre vendimeve, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte papranueshme sepse Parashtruesi i kërkesës nuk i kishte shterur të gjitha mjetet juridike sipas neneve 113.7 dhe 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, ku kërkohet nga parashtruesi që të qartësojë saktësisht të drejtat dhe liritë që janë shkelur. Në mënyrë specifike, Parashtruesi nuk kishte sqaruar se si një version shqip i raportit të autopsisë do të krijonte një dyshim të arsyeshëm, duke theksuar se ato që Parashtruesi kishte pranuar në masë të konsiderueshme e ulnin rëndësinë e raportit. Gjykata po ashtu vuri në pah se parashtruesi gjatë seancës gjyqësore nuk e kishte kundërshtuar as përdorimin e versionit anglisht të raportit të autopsisë e as pamundësinë e pretenduar për të marrë në pyetje dëshmitarët në lidhje me raportin, dhe se parashtruesi nuk i kishte ngritur këto çështje as në ankesën e tij në Gjykatën Supreme
Binak Thaqi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Penale