Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë te mos-përmbarimit te pretenduar te Aktgjykimit N. nr. 24/09, te 17 nëntorit 2009, te Gjykatës se Qarkut ne Gjilan dhe shkeljes se pretenduar të të drejtave te njeriut te parashtruesit te kërkesës

Nr. të lëndës KI 36/11

Parashtruesit: Arjeta Halimi

Parashtruesja e dorëzoi Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke kërkuar përmbarimin e aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Gjilan, me të cilin kërkohej nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Kulturës (DKE) t’i garantojnë asaj të gjitha të drejtat si nxënëse e shkollës së mesme përkundër asaj se ajo përdorte shami, duke pretenduar se mos-përmbarimi i këtij aktgjykimi paraqiste shkelje të neneve 22, 24, 38 dhe 47 të Kushtetutës, Si përgjigje, DKE mohoi se e kishte shkelur të drejtën e Parashtrueses për shkollim, duke shtuar se ajo është larguar nga shkolla vullnetarisht, duke nënvizuar se sipas Ligjit për Arsimin Fillor dhe të Mesëm arsimimi i mesëm nuk është i detyrueshëm. DKA theksoi se rregulloret e tij kërkojnë bartjen e uniformës identike në shkollë duke paralajmëruar se devijimet nga kjo politikë do të pengonin procesin arsimor. Në fund, DKE argumentojë se Kushtetuta përcakton se në aspektin e besimeve fetare Kosova është shtet laik, Gjykata vendosi se pretendimi i Kërkesës për përmbarimin e aktgjykimit ishte i papranueshëm sipas nenit 113.7 dhe nenit 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese sepse Parashtruesja nuk kishte kërkuar përmbarimin e aktgjykimit në ndonjë gjykatë më të ulët, duke dëshmuar kështu se nuk i ka shteruar të gjitha mjetet juridike. Ajo po ashtu konstatoi se Kërkesa ishte qartazi e pabazuar sipas rregullave 36.2(a) dhe 36.2(c) sepse Parashtruesja nuk është përjashtuar apo asaj nuk i është pamundësuar në ndonjë formë tjetër vijimi i shkollimit, duke cituar rastin e GJEDNJ-së Dogru kundër Francës

Parashtruesit:

Arjeta Halimi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike