Aktvendim për papranueshmëri

Arben Komani kundër Vendimit të Drejtorisë së Arsimit të Kuvendit Komunal të Gjakovës Nr. 4

Nr. të lëndës KI 128/10

Parashtruesit: Arben Komani

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pohuar se ishin shkelur të drejtat e djalit të tij të mitur sipas neneve 3 dhe 22 të Kushtetutës, nenit 3 të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve dhe neneve 2 dhe 7 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, për shkak të shqyrtimit të ngadalshëm nga ana e Gjykatës Supreme të vendimit të Drejtorisë së Arsimit të Kuvendit Komunal të Gjakovës lidhur me masën disiplinore ndaj mësuesit për keqtrajtimin e djalit të tij, Duke pasur parasysh se rasti në Gjykatën Supreme nuk kishte përfunduar ende, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e parakohshme dhe e papranueshme sipas Nenit 113.7 dhe nenit 47.1 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese sepse Parashtruesi nuk i kishte shterur të gjitha mjetet juridike. Gjykata theksoi se standardi për vlerësimin e arsyeshmërisë së kohëzgjatjes së procedurës varet nga kompleksiteti i rastit, sjellja e parashtruesit të kërkesës dhe autoriteteve relevante dhe nga ajo çfarë ishte me interes për parashtruesin në ketë kontest, duke cituar rastin Frydlender kundër Francës. Megjithatë, Gjykata theksoi se arsyetimi për rregullin e shterjes së mjeteve bëhet në mënyrë që të mundësohet parandalimi ose zgjidhja e shkeljeve kushtetuese bazuar në sistemin ligjor të Kosovës, duke cituar rastet Universiteti AAB-RIINVEST SHPK kundër Qeverisë së Kosovës dhe Selmouni kundër Francës

Parashtruesit:

Arben Komani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative