Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë se Aktgjykimit te Dhomës se Posaçme te Gjykatës Supreme për çështjet qe lidhen me Agjencinë Kosovare te Mirëbesimit, SCC-04-0104, te date 23 tetor 2007

Nr. të lëndës KI 115/10

Parashtruesit: Gjoke Dedaj

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke pohuar se i janë shkelur të drejtat e tij kushtetuese nga procedurat e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme pasi që kjo Dhomë supozohet se nuk i kishte dhënë atij mundësinë për tu dëgjuar, nuk ia kishte njohur shitblerjen e pronës afariste të kontestuar, kishte nxjerrë një vendim të mangët dhe nuk i kishte dhënë atij të drejtën për ankesë, Duke shikuar kronologjinë e ngjarjeve, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme sipas neneve 49 dhe 56 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (“Ligji”) sepse ajo nuk ishte parashtruar brenda afatit prej katër muajsh nga hyrja në fuqi e Ligjit. Pavarësisht aplikimit të nenit 50 të Ligjit, i cili mundëson zgjatjen e afatit në një vit në rrethana të veçanta kur Parashtruesi nuk ka mundësi të parashtrojë Kërkesën, Gjykata vendosi se Kërkesa nuk ishte parashtruar para skadimit të afatit të shtyer, dhe për ketë arsye ajo ishte e papranueshme

Parashtruesit:

Gjoke Dedaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile