Aktgjykim

Vlerësim i kushtetutshmërisë te Vendimit te Gjykatës Supreme te Kosovës, Nr. 2407/2006, te 30 shtatorit 2009

Nr. të lëndës KI 55/09

Parashtruesit: N.T.SH. Meteorit

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke pretenduar se i ishte shkelur e drejta e tij kushtetuese për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, sipas nenit 31 të Kushtetutës, me aktgjykimin e Gjykatës Supreme e cila konfirmonte vendimin e Bordit të Pavarur Shqyrtues (BPSH) që refuzonte mbrojtjen e Parashtruesit kundër vlerësimit tatimor të bërë nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e pranueshme sepse: Parashtruesi ishte palë e autorizuar për parashtrimin e Kërkesës në bazë të nenit 113.7; ai kishte plotësuar parakushtin e shterjes së të gjitha mjeteve juridike sipas nenit 113.7 dhe nenit 47.2 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese; ai e kishte paraqitur Kërkesën brenda afatit ligjor; ai i kishte specifikuar të drejtat dhe liritë që ishin cenuar si dhe veprimet përkatëse të autoriteteve publike; dhe ai kishte paraqitur informacione dhe dokumente për të mbështetur pretendimet e tij, Sa i përket meritave të Kërkesës, Gjykata vendosi se nuk kishte pasur cenim as të së drejtës së Parashtruesit për dëgjim të drejtë e as të së drejtës së tij për gjykim të drejtë dhe të paanshëm qoftë sipas nenit 31 ose nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut. Gjykata theksoi se autoriteti i saj është i kufizuar në zgjidhjen e pretendimeve të shkeljeve kushtetuese, duke shtuar se ajo duhet të respektojë vendimin e Gjykatës Supreme, përveç nëse është shkelur ndonjë e drejtë themelore. Ajo konstatoi se vendimi i BPSH-së ishte i bazuar në vlerësimin që i kishte bërë Bordi besueshmërisë së Parashtruesit dhe në provat e paraqitura, të cilin vendim e kishte konfirmuar edhe Gjykata Supreme, Gjykata po ashtu theksoi se ajo është e obliguar të zgjidh pretendimet për shkelje të Kushtetutës duke përcaktuar se a kanë qenë procedurat, marrë në tërësi, të drejta dhe në përputhje me dispozitat specifike të Kushtetutës. Ajo shtoi se thjeshtë pakënaqësia e Parashtruesit me rezultatin e rastit të tij nuk është bazë e mjaftueshme për të konsideruar se ka pasur shkelje të nenit 31, duke cituar rastin Demë Kurbogaj dhe Besnik Kurbogaj, rastin e X (17 qershor 2010) dhe rastin Mezoture Tiszazugi Tarsulat kundër Hungarisë. Gjykata konstatoi se pretendimi se Gjykata Supreme i ka vlerësuar dëshmitë e Parashtruesit në mënyrë të padrejtë dhe të pasaktë nuk ishte mbështetur me fakte, Për këto arsye, Gjykata nxori një Aktgjykim që hidhte poshtë kundërshtimin e Parashtruesi ndaj vendimit të Gjykatës Supreme duke pasqyruar vendimin e saj se nuk ka pasur shkelje të së drejtës së Parashtruesit për gjykim të drejtë dhe të paanshëm

Parashtruesit:

N.T.SH. Meteorit

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Mosshkelje e të drejtave kushtetuese

Mendim mospajtues

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative