Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimin e kushtetutshmërisë se Aktgjykimit te Gjykatës Supreme të Kosovës, A. Nr. 727/2009

Nr. të lëndës KI 65/09

Parashtruesit: Zejni Selimi

Shkarko:

Parashtruesja e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se ishin shkelur të drejtat e saj kushtetuese nga aktgjykimi i Gjykatës Supreme, i cili konfirmonte vendimin e Administratës Pensionale të Kosovës (APK) për refuzimin e aplikacionit të saj për vazhdimin e pensionit të paaftësisë në bazë vlerësimit të dokumentacionit shëndetësor, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme sipas nenit 113.7 sepse Parashtruesja nuk kishte paraqitur dëshmi që vërtetonin prima facie shkeljen kushtetuese. Duke theksuar se Kërkesa pasqyronte pakënaqësinë e Parashtrueses me gjetjet faktike të Gjykatës Supreme dhe me aplikimin e të drejtës materiale, Gjykata theksoi se kompetenca e saj është e kufizuar në zgjidhjen e kontesteve kushtetuese e jo edhe të kontesteve faktike apo ligjore, duke cituar rastin Garcia Ruiz kundër Spanjës, përfshirë edhe sigurimin e gjykimit të drejtë, duke cituar rastin Edwards kundër Mbretërisë së Bashkuar. Gjykata konstatoi se në dokumentacionin e Parashtrueses nuk kishte ndonjë indikacion se procedurat e Gjykatës Supreme kishin qenë të padrejta apo të prekura nga arbitrariteti, duke cituar rastin Vanek kundër Republikës së Sllovakisë

Parashtruesit:

Zejni Selimi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile